Korçë/Sherr për pronën, plagoset me thikë një shtetas
Sherri për pronat vazhdon të shkaktojë dhunë dhe pasoja tek njerzit.
Një sherr verbal mes 2 personave në Unazën e qytetit të Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës. Një 45 vjeçar i cili ka qenë duke debatuar me një 70 vjeçar pasi janë sharë dhe ofenduar me fjalë, 70 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në këmbë 45 vjeçarin me të cilin mësohet se kanë konflikt kufijsh tokash.
Në vendngjarje mbrriti policia e cila nisi hetimet, ndërsa i palgosuri i transportua në spital.
Pyetja që ngrihet është pse sherre të tilla lihen të degradojnë deri në këtl fazë, a nuk është i aftë pushteti lokal apo institucione të tjera të japin zgjidhje përpara degradimit në sherr?