Pavarësisht temperaturave të larta dhe fluksit të lëvizjeve në sezonin veror, situata shëndetësore në qytetin e Korçës paraqitet e qëndrueshme.
Sipas mjekut Ergi Kafazi, gjatë kësaj periudhe nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me probleme gastrointestinale apo helmime ushqimore. Kjo lidhet me një nivel të mirë kontrolli mbi kushtet higjieno-sanitare dhe me një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit.
Specialistët rekomandojnë të vijojë kujdesi në konsumimin e ushqimeve të freskëta dhe ruajtjen e higjienës, veçanërisht gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në natyrë apo në ambiente plazhi.


