Kristo Kono, kompozitori, pedagogu, veprimtari dhe organizatori i jetës artistike shqiptare, u lind në Korçë, më 17 korrik 1907.
Ai ngriti dhe drejtoi korret e para, organizoi bandat frymore dhe orkestrinat, përgatiti dhe shfaqi koncertet dhe shfaqjet e para me nxënësit dhe me artistët që filluan të vijnë nga konservatorët europianë.
Vepra e parë sinfonike që u ekzekutua në vendin tonë doli nga pena e tij, ashtu sikurse edhe opereta e parë, që u luajt në skenat tona.