Familja e Papa Stefan Luarasit me të birin Kristo Luarasi foto e rreth 1900s.
Kristo Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras te Kolonjës, i biri i Papa Stefanit prej të cilit nxuri shqipen.
Si shumë bashkëkrahinar të tij vajti në mërgim, dhe posaçërisht në Rumani, u vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare e shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhën amtare. Kristoja hyri në shkollën që kish hapur në Bukuresht atdhetari Nikolla Naço; njëkohësisht ai mësonte në një shtypshkronjë rumune mjeshtërinë e tipografit.
Nga viti 1896 bashkë me Kosta Jani Trebickën shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira” e cila, si edhe shoqëritë e tjera te mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime te qarta politike. Me ndërhyrjen e kryetarit të shoqatës, Dhimitër Mole, Kristua punoi në shtypshkronjën e shtetit me të mbërritur. Shoqata më ngriti 1896-en një shtypshkronjë te thjeshte, pas ca kohe Jani u tërhoq, u mor me punë te tjera, prandaj shtypshkronjën te cilës i vuri emrin kuptimplotë “Mbrothësia” e mbajti vetë Kristo Luarasi.
Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostën dhe Mithat bej Frashërin arriti të botojë Ditërëfenjës-in ose Kalendarin Kombiar që u botua përvit me ndonjë shkëputje prej 1897 gjer më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga vëllezërit Frashëri, kristomatitë e përgatitura nga Gjergj Qiriazi, “Valët e Detit” te Spiro Dines, Hoxhë Vokës, etj. Në vitin 1899 Kristo P. Luarasi, sipas porosise që kishte marre edhe nga kryesia e shoqërisë “Dëshira” u nis për në Shqipëri, Kalabri e Siçili tek arbëreshët e Italisë, Stamboll, për t’u takuar me vëllezërit Frashëri.


