Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kristo Sotiri/ Arkitekti pogradecar me vepra në Korçë, Durrës, Tiranë deri në Venecia e Milano

    Histori August 5, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një figurë si Kristo Sotiri meriton të nxirret në pah, të njihet dhe të vlerësohet si duhet. Kristo Sotiri lindi më 27 mars të vitit 1870, në qytetin e Pogradecit, në një familje me 6 persona. I ati i tij ishte tregëtar, ndërsa e ëma shtëpiake. Duke u ndodhur në këto rrethana familja ishte në vështirësi ekonomike gjë që e bëri kreun e familjes të emigronte në Rumani, në një qytezë të vogël e quajtur Tuçla.

    Pas një pune dhe përpjekjeje të madhe i ati i Kristos, Vangjeli ia del të ngrejë një fabrikë që merrej me shitjen dhe përpunimin e drurit. Pas 5 viteve punë Vangjeli ja del të tërheqë dhe familjen në Rumani. Atje i riu Kristo përfundon arsimin fillor, e më pas atë të mesëm në qytetin e Galacit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në moshën 23 vjecare Kristo vendosi të ndiqte edhe studimet e larta. Por këtë herë ai vendos të shkojë në Itali, tokë e përzgjedhur nga piktorët e arkitektët e kohës. Këtu ai zgjedh Universitetin e Padovës, i regjistruar në fakultetin e inxhinierisë civile, e përfundon atë në vitin 1898 si inxhinier ndërtimi.

    Pas diplomimit si inxhinier vazhdoi të studiojë në Akademinë e Arteve të Bukura Mbretërore. Pas gjashtë vitesh studime, inxhinier Sotiri diplomohet si arkitekt.

    VEPRIMTARIA PUBLIKE

    50 vite punë projektuese, nga restaurimi i një kishe në Itali, te një përmendore në Rumani e deri te një ndërtimi i një mauzoleumi në Shqipëri.

    Nga të dhënat e dokumentuara shkruhet se gjatë viteve 1905-1906 Sotiri ka qenë pjesë e grupit restaurues të Kishës Santa Maria della Salute në qytetin e Venecias. Gjithashtu në disa dokumenta të trashëguara në familje, bëhet fjalë për një revistë “Architettura Italiana”, listohen disa projekte të Sotirit.

    Përmbajtja e listës:

    • Riparime të kupolës së kishës Santa Maria della Salute e të kapelës të San Giuseppes në Venecia;
    • Projektoi ndërtimet e Stabilimentit të Madh të Banjave në Lidon e Venecias;
    • Projektoi ndërtesat e Ossariumit në Lidon e Venecias;
    • Projektoi ndërtesat e disa vilave në Lidon e Venecias;
    • Projektoi pallatin e Borsas, në Genova;
    • Projektoi pallatin e Madh della Cupole, në Genova;
    • Projektoi pallatin e Madh della Cornice, në Genova;
    • Projektoi kinema-teater, në Genova-Pegli;
    • Projektoi Ossarium, në Kostanca (Rumani);
    • Projektoi Stabiliment banjash “Casino”, në Kostance (Rumani);
    • Projektoi Xhami otomane, në Kostance;
    • Projektoi Bankën otomane, në Kairo.

    Të dokumentuara gjithashtu janë konkretisht dy objekte: Përmendorja “Avantul Tarii” dhe një bllok prej katër banesash, në një rrugë kryesore të Konstancës.

    Me kthimin në atdhe arkitekt Sotirit i atribuohen këto vepra:

    Në Tiranë:

    • Ndërtesa e z.Abdi Toptani (projekt);
    • Ndërtesa e ish-Bibliotëkës Kombëtare;
    • Pallati i Princeshave (projekt);
    • Bashkia e kryeqytetit (projekt);
    • Stacioni i Trenit (projekt);
    • Vilë personale (projekt).

    Në Korçë:

    • Projekti i Kishës së Vllehëve;
    • Plani i ndërtimit të kishës së Mitropolisë.

    Në Durrës:

    • Projekti i vilës së Mbretit Zog;
    • Bashkia e qytetit;
    • Vila në plazh;
    • Vila Lule;
    • Banesa e familjeve Kalamishi, Kosova, Goga, Krosi, Koja, Breshka e Jorgji;
    • Së fundi, por jo nga rëndësia, Mauzoleumin e Dëshmorëve.

    Në Shkodër:

    • Vila e Shirokës.

    Në Elbasan:

    • Ndërhyrje për rregullimin e ndërtesave të Prefekturës dhe të Shkollës Normale.

    Në Gjirokastër:

    • Ndërtesa e burgut të përgjithshëm në brendësi të Kalasë (projekt).

    Veç punimeve që përmendëm më sipër arkitekt Sotiri ka hartuar mjaft projekte të cilët për arsye të ndryshme nuk janë zbatuar.

    Marrë nga Gazeta Pogradeci

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja: Nga qendra me shtëpi botuese e akademi te fshati i sotëm malor

    August 1, 2026

    Aksi Elbasan-Qafë Thanë, Rama publikon pamjet e punimeve

    August 1, 2026

    Komedia “Demos” triumfon në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

    July 31, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026

    Vapa ekstreme në Gjermani shkakton gati 10 mijë të vdekur

    August 1, 2026

    Zjarri në Mallakastër: Shpëtohen banesat, digjen 10 hektarë

    August 1, 2026

    Voskopoja: Nga qendra me shtëpi botuese e akademi te fshati i sotëm malor

    August 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.