Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kryeministri Rama shpall qeverinë e re: Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, Albana Koçiun emërohet në Ministrinë e Brendshme

    Aktualitet September 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përbërjen e qeverisë së re, duke rikonfrimuar Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

    “Zv.kryeminstre konfirmohet Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur më mirë se çdo fjalë. Do drejtojë të njëjtën ministri, dhe nuk do ndryshojë si ministri sepse ka fituar qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet. Tipari i pakënaqësisë kronike të ministres ndaj punëve që drejton vetë, e dhënë premtuese se do ecim shpejt në drejtime ku jemi shumë përpara dhe mbrapa me standardet e ambiciet për një Shqipëri anëtare të BE”, tha Rama.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për herë të parë, Ministrinë e Brendshme Rama ia ka besuar një gruaje, duke emëruar në këtë detyrë Albana Koçiun.

    “Ka një arsye të fortë, punët e brendshme janë njësuar me punët policore, por s’janë kurrsesi vetëm punët e policisë së  shtetit pavarësisht se në sferën e veprimtarive policia e shtetit zë peshën me të madhe. Ministria e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i brendshëm s’është kryepolici i Shqipërisë e asnjë vendin demokratik, por për një sërë nevojash të mëdha, në punë tona të brendshme. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, duhet ngritur në një nivel të ri. Politikat e strategjitë e Punëve të Brendshme, s’mund të jenë më vetëm dosje që flenë nëpër sirtarë. Është shkruar, kyçur dhe vazhdojmë ‘policia është me ne‘”, deklaroi kryeministri.

    Drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e merr Elisa Spiropali, ndërsa Petrit Malaj do të vijojë të mbajë detyrën e Ministrit të Financave.

    Mjedisi do të ndahet nga Ministria e Turizmit, duke kaluar si ministri më vete që do të drejtohet nga Sofjan Jaupaj.

    Turizmi dhe Sporti do të bashkohen në një ministri me Kulturën, që do të jenë nën drejtimin e Blendi Gonxhes, ndërsa Mirela Kumbaros i është besuar Ministria e Arsimit. Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama vendosi Evis Salën. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i është besuar Delina Ibrahimajt. Besfor lamallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë.

    Besfor Lamallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë, duke pasuar në këtë detyrë Ulsi Manjën i cili u emërua në krye të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

    Prokurimet publiket do të bëhet përmes inteligjencës artificiale, detyrë që do të kryhet nga asistentja virtuale e e-Albanias, “Diellës”.

    Pirro Vengu do të vijojë të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes edhe në qeverinë e re Rama 4. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë në krye Andis Salla. Ervin Demo merr stafetën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në vend të Arbjan Mazniku, të cilit iu besua drejtimi i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

    Majlinda Dhuka është rikonfirmuar si Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore dhe po ashtu është rikonfirmuar në detyrën e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni. Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin do të ketë në krye Toni Gogun.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025

    Skënderbeu sjell në Korçë talentin 18-vjeçar nga Kanadaja

    September 11, 2025

    Internet falas për qytetarët, Maliqi pjesë e nismës digjitale

    September 11, 2025

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    September 11, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    September 11, 2025

    Kryeministri Rama shpall qeverinë e re: Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, Albana Koçiun emërohet në Ministrinë e Brendshme

    September 11, 2025

    Niko Peleshi në krye të Kuvendit, Balla merr sërish drejtimin e grupit parlamentar socialist

    September 11, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë, katër të arrestuar në flagrancë për shkelje të ndryshme ligjore

    September 6, 2025

    Skënderbeu pret dy volejbolliste të huaja, synon trofetë e mëdha të sezonit

    September 9, 2025

    Aksident në Korçë, procedim penal për 54-vjeçarin që shkaktoi përplasjen

    September 10, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.