Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kryetari i bashkisë Korçë që ngeli i varfër – Robert Kotmilo, qytetari dinjitoz

    Aktualitet October 19, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një banesë te rruga ‘Vojo Kushi’ diku prapa lokalit “Live Galeri” në Korçë ngjan si relike midis të tjerave të reja e të mirëmbajtura. Suvaja e rrëzuar në murrin e jashtëm ka krijuar hartë. Një pjergull e dendur me degët e harlisura të paprera qyshkur dhe me rrushin e pjekur që nuk e mbledh njeri mbulon oborrin. Porta e vjetër prej druri qëndron e mbyllur, dhe sado të trokasësh dorzën metalike nuk ndihet reagim njeriu nga brenda por vetëm mjaullima e maceve që nga bodrumi.

    Një heshtje e thellë zotëron te shtëpia e Dionis (Robert) Kotmilos, ish-kryebashkiakut të Korçës. Mosha e thyer dhe rrethanat e një jete të tërhequr e të vetmuar, e bëjnë takimin me atë disi të vështirë si me një murg tibetian. Berti, siç e njohin shkurt në Korçë, tashmë gjithnjë e më rrallë duket në publik, teksa me mundim duke u çapitur mbi një patericë shkon të pijë një kafe me miqtë e tij te ish-turizmi ‘Valbona’.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Tani në moshën 82 vjeçare Robert Kotmilo ndjek një ritual të thjeshtë e të paqtë pleqërie. Aty nga mesdita pret vaktin e drekës nga Fondacioni “Kenedi’ pastaj shijon një kafe e më pas zhytet në botën e tij të leximit të librave dhe kujdesit për macet.

    Jeta më parë ka qenë shumë më bujare për Dionis Kotmilon, edhe pse e privoi nga krijimi i familjes. Ish-drejtuesi i frigoriferit ju bashkua herët proceseve demokratike dhe shpejt përkushtimi i tij u shpërblye me poste. Fillimisht kryetar i Këshillit bashkiak dhe për një mandat në vitet 1996-2000 kryetar bashkie i bashkisë së Korçës si përfaqësues i Partisë Demokratike.

    “Jam zgjedhur për mandatin 4 vjeçar 1996-2000. Erdha në këtë post pasi kam punuar më parë si drejtor i frigoriferit ku kisha 130 puntorë nën drejtim. Kur bashkinë e drejtonte Gjergji Gjinko isha kryetar i Këshillit bashkiak. Pra, kam patur një përvojë menaxhimi kolektiv”– tregon Dionis Kotmilo.

    Drejtimi i bashkisë në periudhën e trazirave të vitit 1997 është një kapitull më vete i sakrificave qytetare të Kotmilos.

    “Unë kalova një mandat revolucioni, një kundër revolucioni, dhe një lufte që përfshinë Shqipërinë.

    E kam fjalën për trazirat e viteve 1997-1998 dhe luftën e Kosovës. Ajo periudhë më zuri. Fatmirësisht, nuk u turpëruam”- thotë Kotmilo.

    Ai kujton se disa herë ka shkuar nga shtëpia në bashki me biçikletë, pasi shoferi nuk i vinte në atë kohë kur njeriu kishte hall kokën.

    “Duhet të dihet se në vitet e trazirave nuk më merrte në telefon askush. Nuk kujtohej njeri në ato periudha dhe situata absurde. E nisja ditën në mbledhje me ushtarakët e NATO-s kur ishte lufta e Kosovës. Nganjëherë shoferi nuk më vinte nga frika dhe shkoja në bashki me biçikletë”-rrëfen ish-kryebashkiaku.

    Edhe pse pati ftesë nga strukturat e PD-së që të kandidonte për një mandat të dytë u tërhoq.

    “Kur u bë mbledhja në PD unë deklarova tërheqjen. Nxorra si argument faktin se kalova një mandat të vështirë dhe se isha në prag pensioni” tregon për këtë dorëheqje Dionis Kotmilo.

    Largimi nga funksioni i kryebashkiakut nuk e la pa pengje.

    “Kisha tre objektiva. Furnizimin me ujë, energjinë elektrike dhe ngrohjen. Për furnizimin me ujë ja arritëm marrëveshjes me bankën gjermane KFW. Ngrohjen nuk e sigurova dot. Kisha parë përvoja në SHBA por nuk i realizova dot.

    Nuk të pyeste njeri nëpër ministrira. Ato kohë kishte një centralizim të tmerrshëm. Edhe nënkryetarët i emëronte qeveria. Kisha gati një projekt për ngrohjen nëpërmjet TEC-eve, na u miratua edhe në Hollandë. Nuk ma mori parasysh asnjë. Dhe TEC-i Korçës u katandis si pas ndonjë  lufte botërore”- shprehet Kotmilo.

    Njeriu, për mirë a për keq, me jetën e tij le pas një trashëgimi. Dionis Kotmilo ka lënë atë të qytetarisë korçare me vlera. Ka zgjedhur ekzistencën si Sokrat i vuajtur, edhe pse është bërë proverbiale thënia që “si kryetar bashkie nuk rregulloi as portën e jashtme e të shtëpisë së tij”. 

    “Unë i përkas tjetër brezi. Që kur isha drejtor i frigoriferit e merja bukën me vete. Në një rast m’u rrëzua buka rrugës. Kur njerëzit panë domatet po qeshnin.

    Në një rast tjetër po interesohesha për tuba për shtëpinë. Një grua që më dëgjoi në dyqan qesëndisi: po ti ore, as kanalizimet e shtëpisë nuk bën dot? Të tjerët ngrenë vila.

    I tillë kam qënë dhe mbeta. Do thonë ishte i pazoti po aq më bën. Jam i lumtur me moralin e qytetarit të thjeshtë dhe të qetë”- konkludon në paqe të plotë me veten Dionis Kotmilo.

    Tashmë ai i ngjan atij personazhit të Gabriel Garsia Markez në novelën ‘Kolonelit nuk ka kush ti shkruajë’ që priste pa fund një shpërblim mirënjohjeje nga shteti për kontributet e tij.

    Por, teksa është haruar krejt si figurë publike, në paqen e vetmisë së tij thotë se ka gjetur lumturinë tek morali i qytetarisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025

    Sekuestrohen 30 mijë euro në Kapshticë

    May 15, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    SPAK thellon hetimet për krimet zgjedhore në Korçë

    May 15, 2025

    Gjendet një person i pajetë në Korçë

    May 15, 2025
    Më të klikuarat

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    Aksident i dytë në Korçë, ja ku ka ndodhur

    May 13, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.