26 kg drogë kanabis janë sekuestruar nga ana e drejtorisë vendore të policisë së Korçës, drogë e cila magazinohej në afërsi të qendrës së Rasatit të Koranit në Pogradec dhe me pas me varka peshkimi transportohej drejt Maqedonisë së Veriut.
Kolibri.al ka zbuluar se 2 prej tyre janë punonjës të kësaj qendre e cila është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Aurel Toska dhe Tane Bllazhe, të dy prej tyre punojës të Drejtorisë Rajonale të Peshkimit kanë rënë në pranga në akuzat e trafikimit të drogës.
Të tjerë te arrestuar janë dhe Ardian Toska dhe Roni Sulollari.


