Ai la Greqinë ku jetonte e punonte prej vitesh për t’u rikthyer në tokën ku lindi, në Vithkuq të Korçës dhe për t’u marrë me blegtori.
Fotaq Leno është i riu që zgjodhi të sakrifikojë dhe sot ka një nga fermat më të mëdha në zonën e juglindjes.
“Kur e dëgjon këtë fjalë, dikujt mund t’i duket absurde të lësh emigrimin për vendin tënd por është e vërtetë. Duhet të provosh e sakrifikosh per vendin tënd. Çështja është se është çështje pasioni, duhet ta kesh në vegjëli. Nqs e ke patur traditë, kjo të Ngjall brenda vetes pasionin. Në Greqi kemi provuar gjithë zanatet. Ne kemi rreth 200 krerë në verë, dele të mëdha, aktualisht mbarshtojme mish e qumësht”- shprehet Fotaq Leno.
Kthimi nuk është i lehtë për të, pasi i riu nuk po merr mbrapsht fitimin për investimin e kryer. Ai ka edhe kritika ndaj shtetit shqiptar.
“Nuk është se jam penduar por po shoh gjërat pak ndryshe, po shoh punët që bëjnë të tjerët e punën time. Nuk kam bërë shumë gjëra këtyre viteve, nqs do bëja punë me të kualifikuar do isha më mirë.
Duhet të ndjekim seminare për tu konsultuar me specialistë, veterinere, si funksionon blegtoria, të kesh një paketë në profesion. Duhet të shihet problemi i subvencioneve, është punë sezonale, vetëm 5 muajt e beharit dhe punoj gjithë vitin. Kosto kalon 60% të vlerës”.
Mesazhi ivshkurtër për të rinjtë që janë në emigrim sot, është ky.
“Nëse janë mirë aty ku janë, nuk u bej thirrje te vijnë. Nqs rrinë veç për qera e per të mbijetuar, të kthehen në Vithkuq e aty ku jetojnë,”– përfundoi ai.
Kthimi në vendin tënd jo përherë është i lehtë por kur brenda saj futet pasioni e dashuria për vendin, atëherë djemtë si Foti janë shembulli i punës për të rikthyer jetë e punë aty ku veç qetësi ka.


