3 të arrestuar e 2 në kërkim. Një gjë e tillë është bërë e mundur për shkak të një operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë Korçë. Të tre të arrestuarit janë nga qyteti i Korçës ashtu siç janë dhe dy të tjerët të shpallur tashmë në kërkim nga uniformat blu.
Burime të siguruara thane se gjatë kësaj kohe personat e arrestuar por edhe ata në kërkim kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim policor për shpërndarje të sasive të ndryshme të drogës në qytet dhe jo vetëm.
Operacioni është në vijim. Policia nuk ka bërë me dije detaje të këtij operacioni përfshi dhe sasinë e kapur personave të arrestuar tashmë


