Në mbyllje të takimit që mbajti në Pogradec Kryeministri Rama tha se Pogradeci është transformuar.
Rama preku një plagë të vjetër duke përmendur prishjen e lokaleve përgjatë liqenit, por tha se ky pastrim nuk e falimentoi Pogradecin përkundrazi e zhvilloi edhe më shumë biznesin dhe qytetin falë kësaj ndërhyrje.
Dhe të mendosh që ende nuk kemi nisur investimin ambicioz të Ilir Xhakollit, “LungoGjolin” për të cilin kemi siguruar financimin tha Rama por që do nisim nga puna pas sezonit veror 2024.
Lungogjoli nis nga vilat qeveritare dhe deri në Drilon duke i dhënë juglindjes një nga shëtitoret më të mëdha e më të bukura në gjithë rajonin.