Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton për disa ngjarje të ndodhura ditën e fundit në rajonin e Korçës.
Në Kolonjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin J.B., 22 vjeç, banues në fshatin Taç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i ishte caktuar nga Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa.
Në Devoll, policia referoi materialet në Prokurori për shtetasin E.M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke bërë manovra të rrezikshme me automjet.
Në Korçë, shërbimet e policisë referuan materialet për shtetasin S.D., 57 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, i cili dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimësi të një 37-vjeçari.
Ndërkohë, më 09.09.2025, në fshatin Neviçisht, shtetasi E.H., 42 vjeç, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Të gjitha materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.