Korça ka humbur sot një nga zërat e saj më të dashur, serenatistin Astrit Koçibelli. Ai u bë i njohur për interpretimet plot shpirt të serenatave korçare, këngë që mbartin brenda tyre historitë e dashurisë dhe melankolinë e qytetit.
Me vokalin e tij të veçantë, Koçibelli i dha jetë këtyre melodive tradicionale duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore korçare. Muzika dhe kujtimi i tij do të mbeten të gjallë për të gjithë ata që e njohën dhe e dëgjuan.
Lamtumirë Astrit Koçibelli – serenatisti që do të mbetet përherë pjesë e shpirtit të Korçës.