Me 75 vota pedagogësh Lorenc Ekonomi është rektori i ri i universitetit “Fan.S.Noli” në Korçë.
Robert Damo me 47 vota është renditur i dyti në këtë proces zgjedhor dhe Irena Nikaj e treta me 13 vota.
Në votimin e sotëm kanë votuar 137 pedagogë nga 144 që ishin në listën përfundimtare të zgjedhjeve në universitetin e Korçës.
Procesi është mbyllur normalisht dhe nuk është kontestuar nga kandidatët për rektor as nga kandidatët për dekanë të 4 fakulteteve, shefat e departamenteve si dhe përfaqësuesit në senatin akademik të këtij universiteti.
Rektori i fundit në universitetin e Korçës ka qenë Dhimitër Bello i dorëhequr dy muaj më parë pasi është përfshirë në garë në universitetin e Tiranës.


