Liga “Gjergj Kastrioti” gati të ulë siparin në qytetin e Korçës
Këtë fundjavë, në datat 1, 2 dhe 3 Mars do të luhen gjysmëfinalet dhe finalet e Ligës “Gjergj Kastrioti” 2023-2024, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë.
Gjysmëfinalet e femrave do të luhen ditën e premte, më datë 1 mars, në orën 15:00 dhe 18:00.
Gjysmëfinalet e meshkujve do të luhen ditën e shtunë, datë 2 mars në orën 15:00 dhe 18:00.
Finalet e mëdha do të luhen ditën e diel, datë 3 mars.
Finalja e meshkujve do të luhet në orën 15:00.
Finalja e femrave do të luhet në orën 18:00.


