Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Llambi Grabocka, mjeku i të gjithëve, qytetar nderi i Maliqit, sot sheshi mban emrin e tij

    Aktualitet September 9, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kulmin e krizës pandemike, kur sytë e mendja e njerëzimit ishte kthyer tek figura e mjekut, tek roli i tij ekzaminues e shërrues, humbja e jetës së tyre u ndje thellësisht.

    Nuk ka njeri jetë, që të mos ketë patur nevojë për ndihmën e mjekut, qoftë dhe me një këshillë. Por edhe ata janë të vdekshëm, por mision human i zyre, ka qënë e do të mbetet gjithnjë i vlerësuar. Banorët e Maliqit e ndjenë thellë humbjen e jetes se tij, më 27 tetor 2020. Ata do e kujtojnë sot e përgjithmonë doktor Llambin me këto dy fjalë:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Na shërbeu të gjithëve, dhe “pa u lodhur ditë e natë“.

    Ndarja e parakohshme e tij nga jeta na dhembi, sepse ishte njeriu model, i kompletuar, që shërbeu me profesionalizëm e ndjesi të lartë qytetare. Njerëz të tillë janë krenaria e qytetit.
    Pavdekësia e emrit të tyre është skalitur me kontribut e sakrifica.

    Jeta

    Llambi Grabocka

    Është fëmija i tretë në familjen e Petraq e Ollgë Grabockës. Ai ka lindur më 21 Mars 1943 në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës në një familje të varfër fshatare me tradita atdhe, liridashëse. Pranvera e atij viti e gjeti fshatin e Vithkuqit mes flakëve të luftës, me shtëpi të shkrumbuar, me arratisjen e njerëzve nëpër male për t’u shpëtuar raprezaljeve të pushtuesit.

    Llambi disa muajsh u braktis mes kaçubave, për t’u mos u diktuar nga e qara e tij, edhe u rimorr në rikthim si dëshmi e triumfit të jetës. Gjyshi i tij Josif Grabocka luftoi kunder pushtuesit dhe është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Vlera e jetës ishte për doktorin gjëja më e çmuar, dhe nuk bëri asnjëherë kompromis me antivlerat. Prej trevës ku u rrit ai, trashëgoi testamentin e “djemthve të etur për dituri” të Naum Veqilharxhit.

    Në mbarim të ciklit të shkollës fillore, si nxenës i dalluar do e festonte Vitin e Ri 1953 në Pallatin e Brigadave, dhe më pas, do të fillonte shkollën e mesme mjekësore në Tiranë.

    Fillimet e punës si ndihmës mjek datohen në zonën e Kamenicës, Oparit dhe Lekasit, duke u ndodhur afër njerëzve në nevojë e shërbyer ne te gjitha specialitetet. Me një përvoje e praktik të mirë pune në vitin 1970, filloi fakultetin e mjekësisë, deri ne vitin 1976, kur diplomohet mjek.

    Llambi Grabocka ka qënë një nxënës i shkëlqyer, dhe një student ekselent, duke mbaruar fakultetin e mjekësisë me rezultate shumë të larta.
    Fillimisht si mjek punoi në Podgorie,1976, dhe në vitin 1979 transferohet mjek në qytetin e Maliqit e punoi për tre dekada deri sa doli në pension si mjek pathollog i familjes. Kjo i dha mundesi të ndiqte në tre breza qytetarët për të cilët nuk kurseu asgjë nga jeta e tij, dijet, kohën e respektin.

    Llambi ishte një familjar shëmbullor së bashku me bashkëshorten, Zhuljeta, punuan e drejtuan dy institucione të rëndësishme në qytetin tonë, Qendrën shëndetsore e shkollën e mesme. Dhe për dy djemtë e tyre, Josif e Eni, ai punoi me devotshmëri në edukimin e tyre. Familja për të ishte e shënjtë. Edhe si qytetar shquhej për modesti e marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit.
    Llambi si mjek ka qënë në kontakt me të reja e shkencës mjekësore. Në janar te vitit 1980, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë i jepet medalja “Për shërbim të mirë popullit”

    I përgjegjshëm në punën e tij. I saktë në përcaktimin e diagnozës pa shumë analiza dhe ekzaminime doktor Llambi i takon plejades së stetoskopit e gjurmimit të dhimbjes. Ai nuk toleronte në asgjë simtomë, u qëndronte pranë njerëzve në dinamikën e sëmundjes. Llambi ishte i lidhur shumë me qytetin e Maliqit, edhe nuk donte të ndahej prej tij, po aq e donin edhe njerëzit e të gjitha shtresave te qytetit e të fshatit te cilët sot festojnë për këtë titull të lartë e plotësisht të merituar. Llambi Grabocka kishte skalitur në zemrën e gjithkujt, dashuri e respekt.

    Llambi, si kryetar i Këshillit të Bashkisë në vitet 1992-1996, punoi me drejtësi e dha vizion për të mos prishur e shkatërruar asnjë gjë nga ato ishin arritur, dhe për të ndërtuar një jetë demokratike pa shumë dëme e kosto sociale.
    Jeta e Llambit mund të përmblidhet vetëm me dy fjalë – Humanizëm për njerëzit dhe jo kompromis me të keqen!
    Qofsh përherë i nderuar dr. Llambi Grabocka!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026

    Rritja e turizmit në Shqipëri me mbi 7% në korrik 2026

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.