REFUGJATËT E KOSOVËS NË POGRADEC . Prill- Maj 1999.
Ishin ditë tmerrësisht të vështira për popullin e Kosovës që erdhi refugjat nga Maqedonia në Pogradec. Por tek ne kishte një sesibilizim shumë të madh, për ti ndihmuar ata me ç’të munden. Për gati një muaj një numur shumë i madh familjesh shqiptare të Kosovës ishin bllokuar nga sllavët e Maqedonisë në një kamp midis baltës, shiut e të ftohtit. Kryeministri Majko hapi kufirin dhe pranoj që të transportohen në juglindje të Shqipërisë.
Natën duke u gdhirë mëngjezi zbarkuan në Pogradec 10 autobuza me refugjatët e luftës, të cilët u vendosën përkohësisht në ish shtëpitë e pushimit, megjithëse disa prej tyre ishin akoma të rrënuara nga trazirat e viti 1997, pa kushte normale. Në mëngjes TV lokal Sot7 njofton se kishin arritur disa autobuzë me familjet kosovare të bllokuara në Maqedoni. Pa urdhërin e askujt, kaq ju desh qytetarëve, që me rroba, këpucë e me ushqime të shkonin drejt shtëpive të pushimit për tju gjendur afër, për të ndihmuar në ditët e tyre më të vështira.

Disa familje ishin të gatshme të strehonin në shtëpite e tyre familjet sidomos që kishin fëmijë. Kështu bëri edhe Dr. A. Simixhi, i cili strehoi një familje me 6 veta. Familja ime u vu në lëvizje me të afërm e të njohur, brenda pak orësh grumbulloi veshje, batanije, këpucë, ushqime e ujë, i paketoi dhe i çoi midis banorëve më të rinj të qytetit. Nata, kur refugjatët e Kosovës udhëtuan për në Pogradec, kishte qënë e ftohë e me shi, disa prej tyre ishin të sëmurë, me temperaturë dhe kishin nevojë për veshje e ndihmë mjekësore. Spitali ofroj ndihmën me mjekë dhe me një autoambulacë. Klinika ime ishte në të njëjtën rrugë, në fund të të cilës ndodheshin shtëpitë e pushimit, ku ishin vendosur familjet kosovare.
Në mëngjes herët një burrë i vjetër me plakën e vet dhe me një fëmijë të vogël 2-3 vjeç, kishin ecur më këmbë drejt qytetit, shikojnë hapur një bar-kafe, ndalojnë dhe pyesin ku ka ndonjë doktor, se kemi fëmijën me temperaturë. Pronari i lokalit Ylli Karafili tregon; u drodha kur i pashë ashtu të zbathur, të xhveshur e duke u dridhur nga të ftohtit. Dihet që në Pogradec mëngjezi është i ftohtë në ditët e prillit dhe me me lagështi. Ishte ora 7.30, i futa menjëherë brenda në lokal, zjarri e kishte ngrohur ambjentin, ju bëra nga një çaj, u ngrohën, por… më thotë plaku, i cili quhej Rraif Berisha, ne nuk kemi para të paguajmë. Këtu nuk ju kërkon njeri të paguani.

Më falenderoj dhe më pyeti: a mundesh me na tregu ndonjë doktor për kët famijë? Po i thashë, do tju ndihmoj, veç do presim 15 minuta se doktori do të vijë këtu. Ylli më telefonoi. Shkova shpejt e vizitova femijën kishte filluar një trakeo bronkit me temperaturë e kollë. Lajmërova urgjencën për ndihmën e parë. me pas nga farmacia Engjëll Rustemi do të merrnin ilaçet pa pagesë, me të cilin unë kisha biseduar.
Mu kujtua studjuesi Kevin Kruse i cili ka thënë: “Jeta nuk është të marrësh e të kesh, por është të japësh e të jesh”. Ky ishte kontakti im i parë me njerëzit e vuajtur të Kosovës. Fëmija nga dita në ditë po përmirësohej. Xha Rraifi ishte i ftuar për çdo mbasdite për kafe nga Ylli dhe unë, me ne bashkohej edhe dr. Agimi. Pak nga pak po njiheshim, po flisnim e diskutonim për luftën dhe fatin e Kosovës. Xha Rraifi ishte rreth 68 vjeç, i shkolluar, kishte një farë kulture sepse kishte punuar në redaksinë e gazetës Rilindja, që botohej nën Serbi, shumë vite para fillimit të luftës.
Megjithatë ai shfaqte dyshime për popullsinë në jug të Shqipërisë, duke i menduar si filo grekë.
Kur na hipën në mesnatë në autobuza për të kaluar në Shqipëri u gëzuam, tregoi xha Rraifi, por kur morëm vesh se do të shkonim në qytetet e jugut u trishtuam, sepse menduam që po ikim nga serbi por po na çojnë tek greku?! Unë e Agimi nuk po ju besonim veshëve. Kuptuam deri ku kishte arritur propoganda e keqe midis shqiptarëve. Megjithatë tha ai, ne jemi disa ditë këtu, po na ndihmojnë populli e nuk po kemi shqetësime. Ishte ditë e shtunë, i them unë: xha Rraif nesër do të jesh i ftuar nga ne për një fund javë në Korçë. Nguroi pak, pastaj na falenderoi.
Rreth orës 12 ishim në Korçë, ndaluam pak në qëndër të qytetit për një kafe. U nisëm për drekë në Drenovë. Në qëndër të fshatit ulemi në një restorant me gatime tradicionale, shumë afër kishim një lulishte e sitemuar bukur me një monument në qendër. Ndërsa prisnim menynë e porositur i drejtohem Xha Rraifit.
Këtu jemi në fshatin Drenovë a mund të kesh një mendim se kush mund të jetë ai bust. U mendua, jo tha nuk e di. Ai ështe busti i Aleksandër Stavre Drenova, A të kujton diçka ky emër? Poo… Asdreni që ka ba hymnin tonë kombëtar “rreth flamurit të përbashkuar.. ” ai ishte poet i shquar dhe i qeshi fytyra. Po ku mundet ne me gjet një tuf lule me e nderu poetin tonë? Do ta rregullojmë i thotë Dr. Agimi. Dreka kaloj këndshëm, vendosëm buqetën me lule që na erdhi nga Korça dhe u kthyem për në qytet. Parkojmë makinën për të ecur më këmbë, që ti tregojmë xha Rraifit vlerat e qytetit. Unë do të vazhdoja me linjën patriotike.
Ndalemi tek shtëpia e Themistokli Germenjit, lexojmë pllakën, në këtë shtëpi më 10 dhjetor 1916 u ngrit flamuri i Republikës Autonome të Korçës për të shpëtuar nga aneksimi grek. Për këtë akt patrioti Germenji u pushkatua në Selanik më 1917. Shkojmë në drejtim të parkut përballë Kinema Morava. Ndalemi pak tek busti Mihal Grameno. Ecim në drejtim të pedonales së qytetit për të Muzeu i shkollës së parë shqipe themeluar në vitin 1887 nga patrioti Pandeli Sotiri, e motrat Qiriazi.
Xha Rraifi po lumturohej sepse ndodhej para muzeut të arsimit shqip, gjithçka e shikonte me vëmendje. Pas kësaj shijojmë një kafe pranë Bibliotekës së qytetit me emrin e patriotit Thimi Mitko. E pyes: a pe ndonjë grek apo shenjë greku në Korçë o xha Rraif? Emrat e patriotëve që ne “takuam” sot janë të gjithë ortodoksë, pra janë ortodoksë shqiptarë, ata u vrarë nga kisha greke nën pushtetin e perandorisë otomane, kur shteti shqiptar nuk ekzistone, ndërsa shteti grek ishte formuar që në vitin 1821. Xha Raifi na falenderoj për mundësinë që i krijuam për këtë “udhëtim nëpër histori”, e mbi të gjitha më keni dhënë një leksion të mirë për patriotizmin e Korçës.
Prej asaj kohe ne jemi miq me familjen Berisha që jeton tek kodra e trimave në Prishtinë. Botuar në librin “Kronika e një Jete në Mjekësi”
2021DR. ERTON KARAFILI


