Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Luftë” primaresh në Pogradec, Male “kërkon kokën” e kryetarit

    Pogradec February 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur pak orë na ndajnë nga nisja e procesit të primareve në PD në Pogradec duket se ka nisur një “luftë” e hapur mes kandidatëve të rinj që duan të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

    Ditë më parë kreu i PD Pogradec Genti Çela shpalli kandidaturën e tij në primare duke i kërkuar antarësisë së Pogradecit votën për ti përfaqësuar më pas në listën e kandidatëve për deputetë, e nëse do merrte votbesimin më pas në parlamanet.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fill pas ti kandidaturën e shpalli edhe këshilltari i LZHK në Këshillin Bashkiak të Pogradecit Arbër Male. Male më herët kishte refuzuar të kryesonte listën e LZHK për zgjedhjet e 11 Majit, pasi do të plotësonte formularin për të qenë pjesë e primareve. Ndërkohë prej disa ditësh në qytet simpatizantët tashmë të Males e duket kundërshtarë të Çelës kanë nisur një fushatën e FB duke kërkuar të votohet Male.

    Nga burimet tona Male nuk ka qenë anëtar i PD e as në pozicion tjetër në këtë parti, ai thotë se vjen nga shoqëria civile dhe ka bindje të djathta, e si i tillë kërkon që demokratët ti japin mundësinë të hyjë në listën për deputet.

    Por shumë të tjerë e kanë parë me skepticizëm këtë gjë pasi janë shprehur në tavolina dhe biseda se askush nuk mund të shfaqet në derën e PD sot për nesër e të kërkojë votën e demokratëve që në 12 vite kanë protestuar, janë rrahur dhe djegur me gas në protestat e opozitës.

    Nga ana tjetër në një intervistë Male ka thënë se përfshirja e tij në PD është një test për të pasi nëse nuk e pranojnë, nënkuptohet se ajo (PD) nuk i do figurat e reja.

    Në rrjetet sociale miqtë e tij e cilësojnë Arbrin si Opozitar, i cili ka bërë opozitën në qytet dhe këshill i vetëm e që po sipas tyre ka zgjidhur me dhjetra halle të qytetarëve, por në çdo rast i vetëm dhe pa përkrahje politike.

    E duket se nga kjo situatë rezulton se partitë zyrtare opozitare nuk e paskan bërë detyrën e tyre në qytet, por nën zë ato shprehen me rezerva për situatën e krijuar, që sipas tyre nuk i shërben aspak bashkimit të forcave kundër qeverisë Rama.

    Por pak orë mbeten dhe në fund do shihet rezultati nëse demokratët do të votojnë për deputet kreun e tyre të degës Gentin, apo do e zëvendësojnë atë me Arbrin e LZHK i cili kërkon të rritë edhe më tepër pozitat e tij e që ka shprehu edhe interesin se pas zgjedhjeve dega e Pogradecit duhet ristrukturuar totalisht, çfarë nxjerr në pah se marrdhënia e tij dhe Çelës nuk janë të mira, saqë Male po “kërkon edhe kokën” e Çelës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec Politikë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Genti Begolli, doktori që të gjithë e duan

    September 20, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.