Një tjetër lulishte është shtuar në qytetin e Korçës, duke u bërë një vend relaksimi për banorët e lagjes 8. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë kanë kryer rehabilitimin e zonës, duke përfshirë krasitjen e pemëve, mbjelljen e barit dhe të bimësisë më të lartë. Banorët shprehen të kënaqur me përmirësimin, pasi shumë prej tyre e përdorin çdo ditë këtë hapësirë të re.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka theksuar se shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara është prioritet për bashkinë e Korçës, duke punuar çdo ditë për të ofruar qytetit standardin e një metropole europiane. Ai ka shtuar se qëllimi kryesor është përmirësimi i cilësisë së jetesës për çdo banor, jo vetëm në qendër, por në çdo cep të qytetit.