Një aksident është shënuar këtë mesditë në Maliq. Policia informon paraprakisht se mjeti ka përplasur një 70 vjeçar që udhëtonte me biçikletë.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.