Është arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar nga fshati Shqitas i Maliqit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, nënës dhe vëllait, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 40 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës dhe vëllait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


