Gjatë një debati familjar midis motrës dhe vëllait në fshatin Velitërnë ka mbetur e plagosur rëndë motra. Vëllai i saj është arrestuar në flagrancë nga Policia.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale të ushtrimit të dhunës në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Th. P., 52 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, së cilës i ka shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


