Prefektura e Qarkut Korçë ka organizuar mbledhjen e Sekretariatit Teknik të Emergjencave Civile, me qëllim koordinimin dhe shtimin e masave parandaluese ndaj zjarreve gjatë sezonit të nxehtë veror.
Në këtë takim institucional morën pjesë përgjegjësit e Emergjencave Civile si dhe shefat e shërbimit MZSH nga të gjitha bashkitë e qarkut, konkretisht nga Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci.
Diskutimet u përqendruan te sinkronizimi i veprimeve në terren, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të nivelit të lartë nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë dhe drejtoritë rajonale përkatëse, për të garantuar mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore dhe pronës së qytetarëve.


