Një masterclass unik për artin e miksologjisë do të zhvillohet në Korçë me bartenderin e njohur Sofokli Cali. Eventi do të mbahet më 15 mars, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Bibliotekën “Thimi Mitko”.
Organizuar nga Nouvelle Vague dhe Republika, ky aktivitet do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të mësojnë teknika profesionale nga një ekspert i fushës, duke eksploruar bota e koktejeve dhe inovacionit në bartending.
Një eksperiencë e veçantë për të gjithë të apasionuarit pas artit të miksologjisë!



