Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primare në qarkun e Korçës.
Vendimi i KOKOE ishte se secili kandidat për të kaluar pragun duhet të fitonte 230 vota ndërsa ndryshoi ne 190 vota.
Në përfundim, nga qarku i Korçës, atyre që emrat do u kalojne në kryesi janë Bledjon Nallbati, i cili ka më tepër vota se të gjithë duke marrë plot 1219 vota “në shporten e familjes” demokrate, ndërsa ndiqet nga deputeti tjetër Edmond Spaho me 691 vota.
Ish deputetja e PD dhe dekania e fakultetit të ekonomisë në Korçë Ledina Alolli ka mundur të fitojë 394 vota.
Andrea Mano ka mundur të marrë votëbesimin nga 381 anëtarë demokratë, ndërsa surprizë mund të cilojwt djali i pishtarmbajtesit të demokracisë Artur Krekes, Fidel Kreka i cili ka fituar 355 vota.
Ish kryetari i PD Pogradec Genti Çela do të jetë një tjetër emër që do të diskutohet në tryezën e kryesisë në kryeqytet, pasi mundi të fitojë 334 vota.
Alfred Gega, Arbër Male dhe Kristi Kocibelli do të jenë po ashtu pjesë e diskutimit në kryesi, pasi kaluar numrin prej 190 votash.
Kandidatët e tjerë nuk kanë mundur të kalojnë pragun prej 190 votash ndërsa zhgënjim total ka qenë deputetja aktuale Sorina Koti, e cila ka mundur të grumbullojë vetëm 41 vota.