Bashkia e Maliqit këtë vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me trëndafila.
Sipas Besnike Çuka e cila është mbikëqyrëse për pastrim gjelbërimin në këtë bashki, sipërfaqet me të mëdha me trëndafila janë mbjellë në qytetin e Maliqit ndërkohë që do të mbillen edhe në qendrat administrative Pirg e Vreshtas si dhe në njësitë e tjera administrative.
Gjatë këtij viti nga ana e bashkisë së Maliqit janë mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me fidanë pyjor, kryesisht në ato zona të dëmtuara.



