PD publikon listën e hapur të kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës – Mungon Fidel Kreka
Partia Demokratike ka publikuar listën e hapur të kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në listë përfshihen emra të njohur të politikës dhe përfaqësues të rinj, por ajo që bie në sy është mungesa e Fidel Krekës, një emër që pritej të ishte pjesë e garës.
Lista e kandidatëve të PD në Korçë:
• Gentjan Çela
• Edmond Spaho
• Gentjan Cala
• Andrea Mano
• E. Qirici
• Brunilda Prifti
• Ernest Koce
• Kristi Koçibelli
• Enton Caçani
• Elsuida Vila
Mungesa e Fidel Krekës ka ngjallur reagime në kampin demokrat, pasi ai konsiderohej si një kandidat me peshë në zonë. PD synon të sigurojë mbështetjen e elektoratit në Korçë me këtë ekip të përzier mes përvojës dhe emrave të rinj në politikë.