Varrezat në fshatin Mborje të Korçës i janë nënshtruar një ndërhyrje rehabilituese.
Janë punonjësit e Ndërmarrjes së shërbimeve Publike të Bashkisë Korçë të cilët prej disa ditësh janë fokusuar në këtë zonë për të rikonstruktuar rrugën kryesore të varrezave, por edhe disa rrugë dytësore.
Kjo ndërhyrje i shërben edhe zonës së varrezave të reja në këtë fshat, duke krijuar infrastrukturën e duhur për të gjithë banorët që shkojnë pranë të dashurve të tyre që janë larguar nga jeta.
Gjatë këtij viti është ndërhyrë edhe në fshatin e Drenovës dhe Ravonikut për sistemimin e varrezave.