Shkrimtari Naum Prifti ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetonte prej vitesh.
Prifti njihet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelitst, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë me dije lajmin.
Njoftimi i plotë:
Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramaturg, një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Prej vitesh ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për vite me radhë drejtoi dhe Vatrën, duke u bërë një zë i fortë i çështjes shqiptare, ashtu si kohë më parë vëllai i tij Peter Prifti.
Nderim për veprën që la pas, ngushëllime familjes dhe lexuesve!