Bashkia ka vijuar punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në shërbim të qytetarëve, ku së fundmi është ndërhyrë në rrugën “Dhimitër Denasi”.
Në këtë aks janë realizuar 540 metra katrorë asfaltim si dhe 250 metra katrorë trotuare anësore, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke rritur sigurinë për këmbësorët e automjetet.
Ky investim kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit dhe është pjesë e vizionit të bashkisë për të ndërtuar një qytet më funksional dhe më të bukur për të gjithë.