Përshtypje të bën nëna heroinë Nevila Jorgji, e cila ka 28 vite që kujdeset për djalin e saj Sotirin, i cili është me autizëm
Me nota të forta, Nevila tregon se fëmijët si Sotiri nuk kanë hapësira në qytet e nuk u jepet mundësi për angazhim.
“Duke mos qenë i angazhuar askund. Atë pyetje i bëj vetes kur shtrihem për të fjetur. Si do jetë dita e nesërme e Sotirit, çfarë aktiviteti do beje çfarë do bëhet me këta fëmijë? Pikëpyetja që e kam jo vetëm unë por shumë prindër. Jemi në situata shumë të vështira”, u shpreh Nevila.
Sipas nënës që kujdeset çdo ditë për një fëmijë me autizem, duhet të hapet patjetër një qendër sociale në Korçë për këtë kategori.
“Shteti të hapë një qendër, është koha e domosdoshme. Kanë ikur bisedat e kota e fjalët. Ne si prindër e kërkojmë sa më shpejt për një qendër për këta perosna
Kanë potenciale që duhet ti shfaqin nëpërmjet zhvillimit dhe ndërveprimi social, atu ku kanë talentin e tyre. Çdo fëmijë me autizëm sheh brenda vetes një zanat”.
Herë pas here ka patur ankesa nga prindërit e këtyre fëmijëve për më tepër vëmendje ndërsa edhe shkolla speciale ditore nuk ka ende një fugon për transportin e fëmijëve me autizëm që vijnë nga zonat rurale.


