Niko Peleshi do të pasojë stafetën e Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Emri i tij për kryeparlamentar është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Rama deklaroi se një individ me eksperiencë shumëvjeçare në shumë institucione dhe me prirje ndaj risive teknologjike, Peleshi është personi i duhur për të qenë në krye të Kuvendit.
“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi kryeministri.
Ndërkohë, Taulant Balla do të marrë sërish drejtimin e grupit parlamentar socialist, duke lënë kështu detyrën e Ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.