Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Një jetë me pikturën/ Sotiraq Kuqali, korçari që ua ka dedikuar jetën peizazheve!

    Korçë September 27, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijëri e deri më sot që është 74 vjeç.

    Sotiraq Kuqali është një nga piktorët më të njohur korçarë, e njihet më së shumti për peizazhet fantastike që ai hedh në telajo.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me qindra piktura të realizuara ndër vite, dhe aq të pëlqyera nga artdashësit.

    “Pikturën e kam filluar që fëmijë i vogël në shtëpinë e Pionerit. Pas shtëpisë së Pionerit vazhdova Liceun Artistik, dhe pas tij vazhdova krijimtarinë time në vite. Piktura është bërë pjesë e pandarë e vetes sime. Pa pikturë s’mund të jetosh dot, jo se ke të ardhura materiale, por se është diçka shpirtërore, diçka që të mban gjallë. Unë zakonisht kam punuar më tepër peizazhe, edhe natyra të qeta, ndonjë portret, por më tepër kam pikturuar peizazhe, nga Korça, rrethinat e Korçes, Devollit, nga zona e Pogradecit. Jam shtrirë në këto pellgje.

    Interesante bëhet eksperienca e piktorit jashtë Shqipërisë. Jo vetëm në vendet fqinje si Greqia, por edhe shumë larg saj, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sërë ekspozitash të çelura me punë të bëra aq me mjeshtëri nga piktori.

    “Gjithashtu kam punuar edhe jashtë shtetit, në Amerikë, atje ku rri vajza ime, kam bërë disa ekspozita atje. Po ashtu në Greqi, kemi pasur një aktivitet me Muzeun Mesjetar dhe atje punuam rreth 6 vite. Eksperienca ka qenë pozitive, në Greqi takuam piktorë të huaj, pamë ekspozita të ndryshme, por pak a shumë edhe në Amerikë ashtu ishte. Ne kemi bërë një shkollë profesionale të mjaftueshme e të plotë, me profesorët tanë të cilët kishin studiuar nëpër Evropë dhe botë, që nga Italia, Franca, Rusia.”

    Dy janë teknikat që piktori korçar ka zgjedhur për punët e tij, ajo e akuarelit dhe akrelikut, të dyja shumë të dashura nga Kuqali.

    “Peizazhin e punoj në dy teknika, atë të akuarelit dhe të akrelikut. Akreliku është pikturë që dhe mund të korrigjohet, ndërsa akuareli është teknikë ku hidhet prima dhe po u prek për herë të dytë duhet ta heqësh nga loja. Të dyja i kam të preferuara si teknika.

    Kam peizazhe të ndryshme që janë të arrira, por një pjesë të mirë të punëve të mia i kam dërguar te vajza në Amerikë. Këtu kam peizazhe të ndryshme nga Korça e rrethinat e saj“.

    Të gjitha stinët e vitit kanë të veçantën e saj sipas piktorit, kushtet atmosferike ndikojnë në profesionin e tij, megjithatë ai nuk është ndalur gjithë këto vite. E vështirë për Kuqalin mbetet situata sa u përket vizitorëve, pasi sipas tij janë reduktuar ndjeshëm, si në blerje, por edhe thjesht për t’i parë punët e tij.

    “Kur nisesh për të pikturuar, duhet ta kesh me patjetër një pikësynim se ku do të shkosh dhe çfarë do pikturosh. Një dimër, vjeshtë, pranverë, zonë malore, fushore apo bregdetare, pra duhet ta piketosh e më pas ta zgjedhësh vendin. Kushtet atmosferike kanë ndikuar, dimri është shumë i vështirë sepse është i ftohtë, ndërsa vjeshta e pranvera janë më të qeta e më të ngrohta. Sa i përket verës, nuk preferohet shumë sepse koloriti është i tejngopur me ngjyrën jeshile.

    Vijnë në studio edhe blerës, edhe miqtë e mi herë pas here, por blerësit janë reduktuar e nuk afrohen shumë. Kurse miqtë e mi vijnë e shohin çfarë kam bërë, duke këmbyer edhe ide e mendime. Turistë nuk ka shumë, më tepër vijnë nga Tirana që janë të predispozuar për të parë ose blerë diçka. Para shumë vitesh vinin nëpërmjet miqve të mi, flas për pjesën e fushave të artit, jo njerëz të zakonshëm.”

    Sotiraq Kuqali thekson rëndësinë shpirtërore që ka një pikturë, ndërsa ngre edhe shqetësimin ndër vite të mungesës së një galerie, që pritet të ndërtohet së shpejti në Korçë. E kjo normalisht do të sjellë edhe lëvizjen e piktorëve korçarë duke sjellë ekspozita të reja në qytet.

    “Piktura për ata njerëz që janë nuk ka humbur, sepse vazhdojnë punojnë siç punoj unë. Është Roland Karanxha, djemtë e Muzeut, Proko dhe Kallço, ka edhe shkolla e pikturës profesorët që merren me pikturë. Pak a shumë diçka lëviz. Kjo periudhë ka qenë periudhë e vdekur në fakt, sepse s’ka pasur vend ekspozimi.

    Tani po bëhet galeria e arteve tek ish-prefektura, dhe është një gjë pozitive që do hyjnë e do dalin njerëz, do shikojnë dhe kulturën korçare, se janë vepra të kollozëve të Mios, Vangjush Tushit, dhe duke pasur një sallë ekspozite do të ketë edhe lëvizje, se kur nuk ke ku të ekspozosh mbetesh në vend. Të rinjtë, ata që e kanë me pasion dhe e dashurojnë pikturën, duhet të punojnë, por duhet ta dinë që piktura nuk është për arritje ekonomike, por është gjë shpirtërore.”

    Piktori korçar prej vitesh ka studion e tij modeste në qytetin e Korçës, ku kalon pjesën më të madhe të kohës, duke qenë edhe pensionist, sërish nuk lë pas pasionin e tij për peizazhet.

    Për të gjithë artdashësit që kanë interes për të parë punimet e bukura të Kuqalit, studioja e tij ndodhet në rrugën “1 Maji”, në pallatin nr 4.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.