Me qindra familje në njësinë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit prej disa minutash janë pa energji elektrike. Ka rënë 35 kV ndaj dhe nuk ka energji gjithë zona e Maliqit.
Pa energji elektrike janë fshatrat Libonik, Vlocisht, Drithas, Pocestë e Vashtëmi.
Burime pranë OSSHE bëjnë me dije se ka patur një defekt në fidrin që furnizon këto fshatra dhe po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike