Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Njihuni me doktorin drugdhendës në Pogradec/Ilir Basho

    Personazh August 23, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Krahas natyrës piktoreske në qytetin liqenor, vlera të shtuara të këtij qyteti janë zanatçinjtë, të cilët vazhdojnë pasionet e tyre krahas profesionit të jetës.

    Ilir Basho, është mjeshtër të drugdhendjes prej 40 vitesh. Një pasion i përvetësuar si trashëgimi, pasi babai i tij njihej si mjeshtër mobilier dhe vëllai një skulptor. Ilir Basho, që i ri filloi të punonte me pasion kuti të vogla bizhuterish prej druri me motive interesante, të cilat i mban ende kujtim si ndër punimet e para.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Unë nuk kam bërë shkollë arti, është një pasion i lindur nga dëshira. Ky pasion imi rrjedh nga trashëgimia familjare, pasi babai im ka qenë mjeshtër mobilier, vëllai ka qenë skulptor. Në fillim gdhendja objekte të vogla, pastaj relieve më të mëdha. Kutia e parë që kam gdhendur është një kuti bizhuterish, një gjë e thjeshtë për të filluar artin e gdhendjes”.

    Basho tregon se në vitet 1990 pas rënies së diktaturës dhe hapjes së institucioneve fetare, për 10 vite familja Basho filloi të punonte në gdhendjen e ikonostaseve të kishave, të cilat janë 5 të tilla në Pogradec dhe Durrës.

    “Ikonostasin e parë e kemi bërë atë të ‘Fjetjes së Shën Mërisë’ në Pogradec, më pas kemi gdhendur dy ikonostase në Durrës, në Akademinë Teologjike dhe në Kishën e Popullit. Po ashtu kemi realizuar edhe gdhendjen e ikonostasit të kishës Ngjallja në Pogradec, dhe së fundmi atë të Katedrales së Durrësit, të Apostull Pavlit, rreth 55 metër katror gdhendje dhe mendoj se është më i miri nga ato që kemi realizuar”.

    Tematika të ndryshme dhe interesante janë ato të gdhendura nga mjeshtri Basho të cilat lidhen me Pogradecin, motivet e peshkut, liqenin, zogjtë dhe verën tradicionale. Por edhe gdhendja kërkon teknikë, e po ashtu dru cilësor për të arritur një punim të mirë. Si shembull Basho merr drurin e panjës, gështenjë dhe arrës, por ky i fundit është i vështirë për t’u gjetur dhe ka një kosto tepër të lartë.

    “Duhet të kesh pak shpirt artisti për të kuptuar vlerën e gdhendjes. Motivet e para që realizuam janë motive florale. Pogradeci është shumë i apasionuar pas verës, edhe tematika e rrushit është ndër më kryesoret. Po ashtu edhe peshku koran, që preferohet edhe nga bizneset. Ne kemi punuar në disa lloje drurësh, por kryesori është druri i panjës pasi është dru i bardhë dhe punimi del i bukur dhe i pastër. Edhe ikonostaset i kemi gdhendur në dru panje. Edhe druri i arrës është dru shumë i bukur, shumë i fortë dhe rezistent por vështirë për tu gjetur, po ashtu edhe i shtrenjtë.”

    Basho punon si teknik imazherie në spitalin e Pogradecit prej 35 vitesh, por sapo përfundon punën e sheh të shkojë menjëherë në punishte për të nisur një gdhendje. Ai trishtohet kur thotë se të rinjtë kanë humbur pas teknologjisë duke lënë pas dore profesione kaq të lashta.

    “Punimet artizanale sa vjen dhe koha po i sfumon. Ka dalë teknologjia, të rinjtë shkojnë pas profesioneve që i kërkon koha. Për ne duket si diçka arkaike, por për ne është pjesë e pasionit. Kur njeriu kërkon të shpërthejë nga ana shpirtërore, unë personalisht e kam gjetur në gdhendjen e drurit. Unë punoj çdo ditë rreth 4 orë pasdite, pasi pjesën e parë të ditës e kaloj në profesioni në spital, ndërsa çlodhjen e gjej tek pasioni i drugdhendjes.”

    Në familjen Basho, Iliri është trashëgimtari i fundit, i cili vazhdon me pasion artin e të gdhendurit në dru.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Dasmë shqiptare para kishës ortodokse në Porodinë: Kujtime nga vitet e Luftës së Dytë Botërore

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Më të klikuarat

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.