Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë të ditur se 42 vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta
Ka qënë Denis Dritan Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.
Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë