Në burgun e Drenovës nga 380 të burgosur, 250 prej tyre ndodhen në dhomat e paraburgimit në masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve
Numri i lartë i masave të sigurisë arrest me burg që jepen nga gjyqtarët në bazë të kërkesave të prokurorëve është kthyer në shqetësim tashmë jo vetëm të dyshuarit për veprat të ndryshme penale por e për vet avokatët.
Kryetari i dhomës së avokatisë se Korçës, Nevzat Tarelli thote se masa e sigurisë arrest me burg nisur edhe kodi penal mund të jepet vetëm për krime të rënda si dhe rastet e parashikuara në këtë kod.
Sipas kryetarit të dhomës së avokatisë se Korçës, në kodin penal janë parashikuar edhe masat e tjera shtrënguese duke filluar nga arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje dhe garanci pasurore.
I pyetur për mbikqyrjen elektronike, avokati i njohur ka prerë shkurt kur tha, ky është projekt i dështuar në nisje.
Gjatë vitit 2024, në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë janë dhënë 437 masa sigurie, ku pjesa me e madhe e tyre janë arrest me burg.