Nxënësit e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë kanë sinur përgatitjet për një koncert që do të mbahet në 7 Mars, me rastin e festës së mësuesit. Koncerti do të ketë kryesisht pjesë klasike, ndërsa nxënësit do të interpretojnë në një kor prej rreth 39 nxënësish si dhe në formacione muzike dhome me duo e trio.
Janë përzgjedhur nxënësit më të talentuar të shkollës të cilët vijnë pas provimeve të saxhove, që do të ngjiten në skenë. Ndërkohë mësuesi i fizarmonikës Pirro Viso bën me dije se provat po ecin mirë dhe pjesa që kanë përzgjedhur do të jetë nga një kompozitor shqiptar.
Nxënësit e kësaj shkolle gjatë muajve në vijim do të jenë pjesë edhe e konkursit të parë ndërkombëtar të pianos për të rinj “J’adore Chopin” që do të mbahet në Tiranë, gjithashtu do të jenë pjesë edhe e një koncerti që do të mbahet në Elbasan me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla e Korçës, Elbasanit e Beratit, etj.