Teksa ethet e zgjedhjeve kanë nisur tashmë sigurisht që ka nisur edhe lufta e brendshme brenda partive politike përsa i përket emrave që do të dalin kandidatë për deputetë. Edhe këtë herë PD ka vendosur të mbajë primare për të nxjerrë prej tyre më të votuarit e antarësisë të cilët më pas do jenë në listat e kandidatëve për deputet. Së fundi Genti Çela kryetari aktual i PD në Pogradec ka shpallur kandidaturën në primaret e 1 Marsit.
Genti Çela është një djalë i rritur në Pogradec në lagjen Goricë me origjinë është nga Slabinja e Mokrës, por prindërit e tij prej shumë vitesh jetojnë e punojnë në Pogradec.
Çela vjen pas një pune të gjatë në shoqërinë civile i amgazhuar me fondacionin Fundjavë Ndryshe ku ishte koordinator i saj, dhe merrej me familjet në nevojë. Në jo pak raste atyre iu janë siguruar shtëpi por edhe paketa ushqimore të përmuajshme.
Më shumë se dy vjet më parë Çela dha dorëhqejen nga kjo detyrë pasi kandidoi dhe u zgjodh kryetar i degës së PD Pogradec.
Në dy vitet e fundit ka pasur një hapsirë të madhe mediatike në tv kombëtare e rajonale ku fliste për çështje politike por edhe denoncime.
Tashmë Çela ka lënë detyrën e kryetarit të degës pasi do jetë pjesë e primareve. Ai kërkon votën e antarësisë së PD për të përfaqësuar Pogradecin në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa premton se nuk do ndjekë rrugën e paraardhësve të tij, ai premton se num do thyejë fjalën ndaj pogradecarëve dhe mokrarëve, ndaj mbetet për tu parë nëse Genti do arrijë të kapërcejë nga bamirësia drejt foltores së Kuvendit.


