Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përfundon panairi “Philoxenia”/ Tre ditë promovim i Korçës dhe bukurive të saj

    Aktualitet November 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Philoxenia, në Selanik të Greqisë, ku Shqipëria u përfaqësua këtë vit me juglindjen. Një nismë e Këshillit të Qarkut Korçë, e cila mblodhi së bashku gjashtë bashkitë e juglindjes, të cilat prezantuan paketën e tyre turistike duke promovuar atraksionet më të veçanta që ka çdo bashki.

    Kolibri.al ka ndjekur prej tre ditësh zhvillimet në këtë panair, ku ka pasur takime të shumta me operatorë turistikë dhe është vënë re një interes i lartë i vendeve të ndryshme të botës për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Korçën dhe rrethet e tjera të rrethit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në ditën e fundit të Philoxenia atmosfera u bë mjaft e këndshme dhe e bukur me pjesëmarrjen e Grupit Kolonje Saze dhe Grupit të Valltarëve Devolli të cilët performuan për të gjithë pjesëmarrësit dhe i dhanë ngjyra të tjera këtij aktiviteti.

    Me tingujt e klarinetës nga mjeshtri Aleks Xhelili dhe pjesa tjetër e grupit, me këngët tradicionale të zonës së Kolonjës, si dhe me kërcimin devolliçe të grupit Devolli, të huajt patën mundësinë të shijojnë atmosferën e ngrohtë dhe të njihen me anën artistike të këtyre dy zonave.

    Për mjeshtrin e klarinetës, Aleks Xhelili, pjesëmarrja në këtë ngjarje madhështore ka një vlerë të madhe, për të nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur shpirtërore të popullit shqiptar, me këngë e valle të mrekullueshme. Xhelili sot ndjeu një kënaqësi të jashtëzakonshme në Panairin e organizuar në Selanik, duke u shprehur se ndihet krenar që është shqiptar.

    “Kjo është vërtet me vlerë të madhe dhe unë erdha këtu për të treguar, ndarë dhe shijuar këtë pasuri. Ajo që ka populli ynë është një trashëgimi e pasur shpirtërore, me këngë të bukura, valle të mrekullueshme dhe vlera të veçanta nga treva jonë e Korçës, por Edhe nga e gjithë Shqipëria, për mendimin tim, këto vlera duhen vlerësuar dhe përcjellë si një pronë e përbashkët e të gjithëve shtet jam krenar që jam shqiptar”.

    Për kreun e Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, pjesëmarrësit në këtë panair kishin një interes të madh për rajonin juglindor. Tre ditët kanë qenë intensive dhe me takime të frytshme, të cilat tashmë kanë sjellë një tjetër punë që duhet ndjekur në ditët dhe muajt në vijim për të finalizuar një fluks turistësh në rajon.

    “Ishin tre ditë intensive dhe entuziaste, të mbushura me aktivitet pa ndërprerje. Interesi për stendën e qarkut të Korçës dhe për aktivitetet që zhvilluam gjatë këtyre ditëve ishte i jashtëzakonshëm. Operatorët turistikë nga pothuajse e gjithë bota u interesuan për Produkti turistik i qarkut të Korçës Takimet ishin shumë të frytshme për të falenderuar veçanërisht bashkitë dhe bizneset turistike të qarkut të Korçës, të cilat i janë përkushtuar promovimit të produkteve të tyre dhe prezantimit sa më të mirë të potencialit turistik të qarkut”.

    Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Philoxenia” është eventi më i madh i këtij lloji që u zhvillua për të 39-tën herë në Selanik të Greqisë. Ky event synon të prezantojë vende të ndryshme të botës për të rritur numrin e vizitorëve në çdo vend, dhe për t’i njohur me zonat më të bukura.

    Shqipëria u përfaqësua në këtë edicion për herë të dytë, me qarkun e Korçës ku të gjitha bashkitë e saj promovuan atraksionet më të bukura turistike, përfshirë trashëgiminë kulturore dhe historike, hotelet dhe bujtinat, fshatrat turistikë dhe destinacionet e qarkut që çdo vit e më shumë po tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.