Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përshtypje nga pastrimi disaorësh vullnetar, rrugëve të Korçës

    Aktualitet June 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mësova se paska vizitonjës, që s’e kanë për gjë të mbathin fshesë e farashkë për të pastruar qytetin ku ndodhen aktualisht, e që s’u bëjnë bisht organizimeve vullnetare lokale. Pashë çmosin që bën njeriu për ta lënë pakëz më mirë se ç’e gjeti gjënë. Që edhe për 4 orë me bé mund të bëhet xheç.

    Pashë sy kuriozë, perceptova buzëqeshje mëshironjëse dhe veshët më zunë pëshpëshe bjerraditësish dhe kalimtarësh, që shkëmbeheshin me ne, 15 vullnetarët e 6 shteteve, të marrosur pas mbledhjes së qeseve, shisheve, tapkave, lepitkave, të cilave u bëjnë shoqëri letrat, shamitë, kutitë, çakmakët, prezervativët, bishtat e cigareve, kukullat pa zot dhe gjithfarë mbetjesh që nuk hidhen nëpër koshat e plehrave- për të përfunduar pasandaj në landfill- por banojnë buzë parmaqeve, nëpër trotuare, midis barit, pranë pusetave, në rrënjët e pemëve, etj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pëshpëshet më mbizotëronjëse ishin ato habitore-turpëroret-ma non troppo- se u dashkan ardhur këta nga jashtë të na pastrojnë shpinë. Këto pasoheshin nga pyetjet në ishim punonjës Bashkie dhe se kush na paguante. Kur u thoshim se jemi vullnetarë në këtë sipërmarrje pastrimi, nuk ngurronin të na inkurajonin e të shanin ata të Bashkisë që nuk vënë kosha. Kur i pyesja nëse kishin denjuar ndonjëherë të bënin kërkesë për kosha më thoshin jo. Kur u përmendja faktin që ka rrugë me kosha ku sërish gjen plehra andej-këtej, thoshin që e ka fajin shkolla dhe më kujtonin shkartisjen nga frika e ligjit dhe ç’qenë mesomoshë e lart më sillnin shembuj nga koha e para ’90-s.

    Kur i thashë një gruaje që po shiste peshk, arkën e të cilëve e kishte mú përbri një peme plot e përplot me qeskëza e bishta cigaresh, se a nuk mendonte se do kishte më shumë klientë nëse mjedisin do ta kishte të pastër, ma ktheu që ja e pastrove ti sot, nesër më keq është. E prapëseprapë mu duk se edhe ata që të prisnin me trajtën bashkëkohore të përshëndetjes “ne s’bëhemi” seç kishin 1 dyshim kur e thoshin këtë fjalë. #korcacleansweep

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.