Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Petro Koçi i pakënaqur, reagon ndaj PS – “Nuk dua të jem në listë”

    Aktualitet March 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Petro Koçi, deputeti i Partisë Socialiste, ka deklaruar publikisht se nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një mesazh drejtuar kolegëve të tij socialistë dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Koçi ka bërë të ditur se do të angazhohet për fitoren e Partisë Socialiste, por nuk dëshiron të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

    “Nuk dua të jem në listë” – ka theksuar Koçi, duke sqaruar se vendimi i tij nuk vjen për shkak të frikës apo mungesës së mbështetjes politike, por për shkak të ndryshimeve në strukturat elektorale të PS-së në Kombinat, ku ai më parë kishte rol drejtues. Ai ka vlerësuar vendimin për caktimin e Blendi Gonxhes si përgjegjës politik në Kombinat, por ka theksuar se kjo ka sjellë një “spostim jotransparent” të funksionit të tij në zonë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Koçi ka theksuar se gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, struktura e PS-së në Kombinat arriti të sigurojë një rezultat prej 60% të votave, duke e renditur zonën si bastion socialist në kryeqytet. Ai ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e dhënë ndër vite, duke kujtuar bashkëpunimin e ngushtë në disa nga momentet më kritike për PS-në, si protesta e 21 janarit dhe fushatat elektorale që çuan në fitoren e socialistëve në vitin 2013.

    Një pjesë e rëndësishme e deklaratës së Koçit lidhet edhe me çështjet e drejtësisë, ku ai u ka bërë thirrje kolegëve që kanë probleme me SPAK të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe integritetit politik.

    “Këto zgjedhje janë historike për fatin e integrimit europian dhe të reformës në drejtësi,” – ka nënvizuar Koçi, duke e cilësuar Partinë Socialiste si garanten e vetme të këtij procesi.

    Në përfundim, Koçi ka konfirmuar se do të mbetet i angazhuar në mbështetje të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, edhe pse jashtë listës së kandidatëve për deputet.

    Regimi i deputetit Koçi;

    E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,

    E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;

    1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.

    2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.

    3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.

    4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.

    5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.

    6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!

    7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.

    8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.
    Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.
    Petro.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025

    Çelet në Korçë Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”

    December 14, 2025

    Parashikimi i motit – 14 Dhjetor 2025, Qarku Korçë

    December 13, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Korça shpallet Qyteti Europian i Sportit 2026

    December 13, 2025

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për të 31-in vit Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur pas përplasjes me murin e tunelit

    December 13, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.