Një 49 vjeçar nga fshati i Pirgut i ka marrë kalin fqinjit të tij dhe e ka shitur. Pasi ka shitur kalin ai është larguar, policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes së gjësë së gjallë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur një kafshë samari, një shtetaseje tjetër, e cila ja kishte lënë në përdorim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.