Një sherr masiv ka ndodhur në Vloçisht të Maliqit, 3 perosna janë grushtuar keq me njëri tjetrin për motive banale ndërsa kanë dëmtuar edhe një automjet.
Policia thotë se:
DVP Korçë/ Procedohen në pranga 3 shtetas, u konfliktuan dhe dëmtuan një automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Gjithashtu shtetasi B. R. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit P. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.