Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradec, arrestohet i riu me precedent penal, sekuestrohen armë dhe kokainë

    Aktualitet June 18, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një tjetër operacion i suksesshëm është finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, veçanërisht në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i koduar “Cold Hand”, u zhvillua në qytetin e Pogradecit dhe çoi në arrestimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të shkuar kriminale.

    Në pranga përfundoi shtetasi F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për vepra të rënda penale si “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”. Pas një pune të mirëkoordinuar të shërbimeve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcave “Shqiponja”, policia ndërhyri duke kryer një kontroll të imtësishëm fizik, të automjetit dhe të banesës së të dyshuarit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë operacionit, në banesën e të arrestuarit në lagjen nr. 1 të Pogradecit, u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një silenciator, tre krehra me fishekë, një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, një shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, pesë aparate celularë, dy karta banke, një pasaportë biometrike dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë australianë. Gjithashtu, u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga i dyshuari.

    Materialet procedurale në ngarkim të F. M. iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Arme Arrestohet nje person Krim i organizuar lëndë narkotike Policia e Korçës slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.