Një 41-vjeçar nga fshati Çezmë ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Pogradec largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur.
Sipas uniformave blu, shtetasi B. B., 41 vjeç, ka paraqitur kallëzimin më datë 2 gusht 2025, duke deklaruar se vajza e tij është larguar nga shtëpia një ditë më parë, më 1 gusht.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet dhe vijojnë punën për gjetjen e të miturës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


