Policët e Korçës ende nuk kanë marrë dietat dhe pagesat ushqimore. Prej afro 3 muajsh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme nuk kanë bërë pagesat e përmuajshme.
Burime pranë Policisë së Korçës konfirmojnë lajmin pa dhënë arsye se përse pagesat ende nuk janë bërë.