Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Profil/Një Mjeshtër si Josif Minga, kompozitori me historik suksesi në muzikën korçare

    Aktualitet November 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një kënd të dhomës pianoja dhe një kitarë përbri saj nuk janë thjesht që ti thotë vetes korçar dhe me taban qytetarie. Veçanërisht pianoja si pjesë e një rrugëtimi të gjatë artistik, gjatë të cilit Josif Minga ka krijuar një personalitet të padiskutueshëm në fushën e muzikës.

    Fati e shënjoi për muzikant që në fëmijëri. Josif Minga tregon se ishte 3 vjeç, kur u prek nga sëmundja e fruthit dhe ndërsa me sytë gati të mbyllur nga sklepat përpiqej të gjente radion u pengua te soba e ndezur. Nëna e tij i përcaktoi qysh atëherë të ndiqte shkollën e muzikës. Konkuroi por fituese u shpall kushërira e tij që e kishte si motër. Josifi i vogël nuk u ligështua nga ky dështim i parë sepse nisi të mësojë privatisht. “Kur isha në klasën e tretë më blenë fizarmonikën e nga gëzimi fjeta me veglën muzikore natën e parë” kujton ai.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Talenti i lindur dhe mësimet private në fizarmonikë me të madhin Agim Kraja do të jepnin frutet e veta, mirëpo për Josif Mingën fillimet në pasionin e tij muzikor ishin si një vrapim me pengesa. Ndonëse nga më të mirët nuk ju plotësua ëndërra për shkollën e mesme të muzikës. Ndoqi gjimnazin “Themistokli Gërmenji, ku si maturant nisi aktivizimet e para. Edhe konkurimi për në Institutin e Arteve i rezervonte peripeci. U klasifikua i dyti, por e drejta e studimit nuk po i dilte. Me ankthin se e ardhmja e tij po merrte goditje të parakohëshme, ngaqë ishte fëmija i tretë në familje dhe sipas rregullave të kohës vetëm dy leloheshin për studime në shkollën e lartë, Josif Minga, ishte gati të merte një zanat me kursin e shoferëve.

    Edhe njëherë rrethanat e momentit ndikuan, por tashmë që fati ti buzëqeshë. E veçon praninë e tij si muzikant në festën e Lozhanit, ku Todi Lubonja si autoritet i kohës por edhe njeri me pikpamje liberale i kërkoi të luante në fizarmonikë një këngë italiane. “Përfitova nga kjo afëri dhe i bëra të ditur Todi Lubonjës se nuk më njihej e drejta e studimit për në Institutin e Lartë të Arteve, edhe pse nga më të vlerësuarit në konkurim” kujton takimin fatlum Josif Minga.

    Ishte vetëm 19 vjeç kur me kompozimin e tij u çel festivalin i 11-të, sa i mirëpritur për kohën aq edhe i goditur ashpër nga rregjimi. Në Festivalin e 12-të, me këngën “Si agimi i kuq” të interpretuar nga Vaçe Zela dhe Aida Disku mësoi se kishte marrë pëlqimin e Enver Hoxhës. Edhe pse u vlerësua me çmim të dytë kaq duhej që tashmë kariera e Josif Mingës të vazhdonte në ngritje.

    Në moshën 22 vjeçare ju besua organizimi i grupit të zonës së Korçës për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Së bashku me mjeshtrin Pavllo Sholla dhe të dërguarin e Institutit të Folklorit Jorgo Panajoti ja dolën të rregjistronin 120 orë muzikore duke shkelur anembanë trevat e juglindjes. Falë këtij përkushtimi, Korça pati paraqitjen më dinjitoze ndonjëherë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Aty ku kompozitori Josif Minga për 14 çmime të fituara, në vitin 2005 ka marrë titullin “Nder i Qarkut Gjirokastër”.

    I njeh vetes meritën që nga bashkëpunimi i tij kanë dalë këngëtarët Afërdita Zonja, Eli Fara, Theodhori Vangjeli, vëllezërit Prifti për herë të parë në një Festival Kombëtar etj. Ka nxjerrë albume me këngëtaret Eli Fara e Violeta Kacorri. Për 50 vite drejtues i Ansamblit “Skënderbeu” në Korçë. Jetëshkrimi artistik i Josif Mingës do të deshte një tjetër shkrim për vetë kontributet e tij të shumanshme brenda e jashtë vendit.

    Në vitin 2018 u vlerësua me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” pasi kishte arkivuar dhjetra çmime më parë. Krijimin më të fundit ka Requiem për Borovën të titulluar “Të fjeturit martirë”, një kompozim për orkestër harqesh. Një tjetër gur i çmuar në krijimtarinë e begatë të Josif Mingës, mjeshtëria e të cilit ka lënë vulën e një historiku të suksesshëm në folklorin korçar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026

    Cilësia e ujërave bregdetare në Shqipëri shënon rënie të fortë

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.