Rruga Maliq-Lozhan/ Ndal puna
Gati 1 vit nga nisja e punimeve në aksin rrugor Maliq-Lozhan i cili u trumbetua me të madhe se do të punohej intesivisht për ta mbaruar puna ka ndaluar. Mjetet e rënda nuk punojnë më dhe tek tuk sheh ndonjë puntor të vijë vërdallë.
Nëse pyet dikë aty për arsyen e ndalimit të punimeve të gjithë ngrejnë supet dhe nuk kthejnë përgjigje.Kjo rrugë e cila ndezi dritën e shpresës për qindra familjë që jetojnë në këtë zonë të Bashkisë Maliq duket se nuk do arrihet që këtë dimër që vjen të jetë lehtësuese për familjet që shirat dhe dimri pothuajse i izolon për muaj të tërë.
Nga ana tjetër punimet e rrugës këtë periudhë kanl krijuar “halle” të mëdha edhe për bizneset e zonës, puna e të cilave ka rënë me 50% sepse të shkosh drejt zonës duhet të përballesh me baltën ose pluhurin sipad periudhës.
Megjithatë deri në përfundim të kësaj rruge afati i të cilës është 2024, fshatrat e zonës do vijojnë të “hanë” pluhur dhe baltë, por me këtë ndalesë të fundit të punimeve e cila me shumë gjasa është për mungesë fondesh, mbete4 e pasigurtë që kjo rrugë të përfundojë në 2024-ën.
Duke shpresuar që të mos ketë fatin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.