Të dy krahët e rrugës Libonik Drithas në Bashkinë e Maliqit janë mbjellë me fidanë panje duke i dhënë një pamje më të mirë këtij aksi.
Pemët janë mbjellë në kuadër të fushatës së pyllëzimit, nga ana e punonjësve të bashkisë Maliq, duke i paraprirë edhe një projekti për rehabilitimin e të gjithë aksit Libonik – Drithas, ku do të ndërtohen edhe trotuarë në të gjithë gjatësinë si dhe do të ketë edhe elemente të tjerë bashkëkohorë.
Punonjësit e Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave pranë bashkisë Maliq kanë kryer mbjellje pemësh edhe në shumë zona të tjera të bashkisë siç janë ato afër shkollave, te pylli i fazanëve, afër varrezave e rrugëve në Pirg, Leminot, Lozhan e Moglicë.
Sezoni i pyllëzimit pritet të vijojë me shtimin e pemëve edhe në zona të tjera të bashkisë Maliq.


